Botë Lajme Politikë

Bloomberg në garën presidenciale?!

Michael-Bloomberg

Biznesmeni miliarder, Majkëll Blumberg po konsideron hyrjen në garën për nominimin presidencial të partisë demokratike. Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, është i shqetësuar se fusha aktuale e kandidatëve, nuk është e fortë mjaftueshëm sa për të mundur Donald Trump në zgjedhjet e 2020, thonë këshilltarët e tij.

77 vjeçari pritet të plotësojë dokumentet këtë javë, për zgjedhjet paraprake presidenciale demokrate, në Alabama. Në total, 17 kandidatë demokratë janë përballë presidentit Trump.

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden, senatorja e Masacusets Elizabeth Warren dhe senatori i Vermontit Bernie Sanders janë pretendentë kryesorë. Disa sondazhe të opinionit publik, kohët e fundit, kanë sugjeruar se Uarren dhe Sanders, mund të humbasin përballë republikanit Trump, nëse kushdo prej tyre merr nominimin e partisë.

Deri më tani, vetëm tre republikanë kanë thënë se do të sfidojnë Trump në zgjedhjet paraprake në parti. Por konsiderohet thuajse e pamundur që dikush të marrë mantelin republikan nga presidenti.

Related posts

Befason Zlatan Ibrahimovic me deklaratën e tij

Christian news

Sherr me thika në Vlorë, një i plagosur

Klaudia gotanews

Lame: Do të nisim regjistrimin e pronave të sindikatave

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!