HomePolitikë

‘Dalja nga parlamenti është bojkot i demokracisë’, Juratovic: Thirrja ime ndaj demokratëve është që…

Josip Juratovic, kryesuesi i delegacionit të deputetëve gjermanë po mban një konferencë ku dhe ka folur për krizën politike në vend. Juratovic teksa dënoi bojkotin e opozitës sipas të cilit bojkoti është kthyer në një sport të dashur për shqiptarët, ndër të tjera tha se “jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për një zgjerim të mëtejshëm të unionit. Nga ana tjetër më duhet të them se edhe në Shqipëri, apo rajon, nuk janë të gjithë njëlloj entuziastë për këtë.”

Por jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për një zgjerim të mëtejshëm të unionit. Nga ana tjetër më duhet të them se edhe në Shqipëri, apo rajon, nuk janë të gjithë njëlloj entuziastë për këtë. Thirrja ime drejtuar demokratëve, pavarësisht se cilës parti i përkasin, është që të japin shembuj sa më të mirë, në mënyrë që ne demokratët e Europës, të japim sa më shumë argumente pro jush.

Gjithsekush është i lirë të bëjë protestë, por bojkotimi i Parlamentit do të thotë bojkotimi i demokracisë. Bojkoti është kthyer në sport të dashur për shqiptarët, nëse nuk e duam diçka hajde ta bojkotojmë. E thënë thjeshtë Parlamenti ka të njëjtën shenjë siç ka për mua si i krishterë kisha. Në rajon do të permendja një vend që zhvillohen zgjedhje por nuk arrihet deri në krijimin e qeverisë. Të gjitha ndryshimet duhet të realizoheshin nëpërmjet Parlamentit. Një gjë që unë e konsideroj thelbësore është rinia’, tha ai.


TË NGJASHME