HomeRajon

“Boki 13” nga burgu: E di se si vjedhin Zaev dhe Haradinaj

Mediat serbe kanë vazhduar propagandën kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Gazeta serbe Informer sërish ka publikuar një bisedë të “Boki13”, i cili ka deklaruar se e di se si vjedhin Zaevi dhe Haradinaj.

Boki 13 dhe Zoran Mileski, i njohur si Zoki Kicec, të cilët dyshohen në çështjen “Reketi” janë në paraburgim.

Ata akuzohen për marrjen e një çmimi për ndikim të paligjshëm dhe Boki edhe për pastrim parash.

Hetimi i çështjes po vazhdon dhe pritet që ai të zgjerohet.

Mediave serbe dhe sponzoruesve të tyre duket qartë se u ka penguar një miqësi dhe takimet e shpeshta mes Haradinajt dhe Zaevit.


TË NGJASHME