HomeSport

‘Bomba’ e Canal+, Real Madrid synon Mohamed Salah

Canal+Sport, gjigandi prestigjioz francez, lëshon ‘bombën’ përsa i përket merkatos së verës. Lajmi lidhet me një nga ekipet më në zë, Real Madrid. Madrilenët janë duke rinovuar ekipin dhe pas disa blerjeve si Luka Jovic dhe Eden Hazard, mesa duket ‘pazari’ në ishull sapo ka filluar. Sipas Canal+, synimi i radhës i “Los Blancos”, është Mohamed Salah.

“Sa i takon Real Madridit dhe grupit të ri, pas Hazard, Zidan dhe Reali kërkojnë një tjetër sulmues të madh. Bëhet fjalë për Mohamed Salah. Menjëherë pas Hazardit, ky do të jetë prioriteti. Duan të ndërtojnë një tjetër trio të madhe sulmuese. Zidan nuk dëshiron më Bale nga e djathta, por Salah”, pohoi Filip Karajon, gazetar i Canal+.


TË NGJASHME