HomeSport

Bomba e “La Reppublica”, Piatek drejt largimit

Krzysztof Piatek, bomberi i Milan, mund të largohet në fund të sezonit nga kuq e zinjtë. E përditshmja italiane “La Repubblica“, ka lëshuar “bombën” duke shkruar se bomberi 23-vjeçar, mund të largohet në rast se Milan dështon të arrijë kualifikimin në Kupat Europiane.

Sipas “La Repubblica”, janë të shumta klubet që do të dëshironin shërbimet e Piatek. Një prej tyre është edhe Juventusi, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, nuk e kanë fshehur kurrë pëlqimin për sulmuesin polak.


TË NGJASHME