HomeShowbiz

Bomba e pashpërthyer, rrezikohet jeta e Angelina Jolie

Dy aktorët Angelina Jolie dhe Richard Madden janë evakuuar menjëherë nga seti i xhirimeve të “The Eternals” pasi një bombë e pashpërthyer u gjet shumë pranë.

Seti i vendosur në Fuerteventura të ishujve Kanarie, duhej të evakuohej për të lejuar ekspertët e asgjësimit të bombave të çarmatosnin pajisjen, që mendohet se kishte mbetur nga një bazë naziste e Luftës së Dytë Botërore.

Angelina, 44 vjeçe, dhe Richard, 33 vjeç, janë duke luajtur rolet kryesore Thena dhe Ikaris në “The Eternals”, një film me superheronj nga Marvel.

Aktori kryesor i “Game Of Thrones” Kit Harrington, 32 vjeç, gjithashtu është bërë pjesë e kastit të filmit që thuhet se do të dalë vitin e ardhshëm.


TË NGJASHME