HomePolitikë

Borchardt flet pas vendimit të Metës

Berd-Borchardt

Pas vendimit të Presidentit Meta për ta shpallur jo të mirëpritur ambasadorin e OSBE në Tiranë, Benrd Borchardt, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

OSBE organizatë legjitime në Shqipëri. Më lini të qetë”, tha ai për gazetarët teksa hynte në një takim në selinë e Partisë Demokratike.

Më herët Presidenti njoftoi se ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, është i padëshiruar në Presidencë. Sipas tij ky vendim vjen për dy arsye. E para, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. E dyta, sepse ai, i tregoi publikisht gishtin qytetarëve shqiptarë.

Meta ka pritur sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Roberto Montella. Këta të fundit janë pyetur në lidhje me vendimin e Presidentit por nuk kanë preferuar ta komentojnë


TË NGJASHME