HomeLajme

Boris Johnson i vendos djalit emrin e mjekëve që e shpëtuan nga koronavirusi

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson u be baba për herë të gjashtë pak ditë më parë. Partnerja e tij, Carrie Symonds solli në jetë një djalë, emri i të cilit është shumë i veçantë. Symonds ka bërë të ditur në rrjetet sociale se vogëlushin e kanë quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Në njoftimin në Instagram, partnerja e kryeministrit tha se emrat Wilfred dhe Lawrie ia kanë vendosur në nder të gjyshit të Boris dhe gjyshit të saj. Ndërsa emri Nicholas është në nder të mjekëve Nicholas Price dhe Nicholas Hart, që shpëtuan kryeministrin kur ai ishte në terapi intensive për shkak të koronavirusit.

Në një intervistë per The Sun, kryeministri tha se mjekët i vendosën litra të tëra oksigjeni për ta mbajtur në jetë. 55-vjeçari tregoi se iu deshën litra të tërë me oksigjen dhe se gjendja e tij ishte tepër e rënduar.

Megjithatë tashmë çdo gjë ka kaluar dhe ai po shijon djalin e tij të porsalindur, i cili erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë.


TË NGJASHME