HomeShëndeti

Boris Johnson thotë se ka mbetur me pasoja pas shërimit nga koronavirus

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka zbuluar pasojat që ka shkaktuar Koronavirusi tek ai.

Në një konferencë për shtyp ditët e fundit ai ka thënë se për herë të parë u detyrua të vendoste syze për shkak të problemeve me sytë.

‘Zbulova se kam nevojë për syze, për herë të parë pas kaq vitesh. Po mendoj për efektet e mundshme të koronavirusit. Kështu që jam i prirur të mendoj se ka lidhje. Koronavirusi që kalova mund të ketë lidhje me problemin që përjetoj tek sytë’, thotë Johnson.

Ky problem nuk është listuar në ndryshimet apo problemet e koronavirusit nga NHS-ja britanike, megjithatë kreu i Federatës së Policisë në Angli dhe Uells i ka kërkuar njerëzve mos të ngasin makinat nëse i janë dëmtuar sytë.


TË NGJASHME