HomeSport

Borussia Dortmund e pandalshme në merkato, kërkon edhe yllin e Juventus

Prej vitesh Borussia Dortmund, po perpiqet të thyejë hegjemoninë e Bayern Munchen në kampionatin gjerman. Këtë vit Borussia ishte shumë afër arritjes së këtij objektivi, por e humbi titullin në fund. Edhe pse merkato, nuk është hapur ende zyrtarisht, gjermanët nuk kanë humbur kohë, duke zyrtarizuar brenda pak ditësh tre lojatrë, Schulz, Brandt dhe Thorgan Hazard. Tre blerje të rëndësishme, por mesa duket nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”: Dortmund kërkon të rikthej në Bundesligë, Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat sapo ka rinovuar kontratën e tij me Juventus por është i vetëdijshëm se me Ronaldon në Torino, minutat për të do të jenë gjithnjë e më të pakta.

Ideja se mund të jetë titullar, është një plus i madh për Mario Mandzukic dhe duke qenë se sulmuesi e njeh mirë futbollin gjerman, Borussia, mund të ishte një restart fantastik. Veç këtyre, mundësia për të pasur një rol protagonisti në Champions League, është kryesorja për sulmuesin kroat.


TË NGJASHME