HomeSport

Borussia Dortmund-Inter kryesfida e mbrëmjes, rikthehet Champions League

Magjia e Champions League, rikthehet mbrëmjen e sotme. Plot 8 ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë. Përballja që cilësohet si më e rëndësishmja dhe pritet të marrë më shumë vëmendje, është ajo mes Borussia Dortmund dhe Inter.

Gjermanët dhe italianët ndodhen me nga 4 pikë të barabarta në Grupin F. Verdhezinjtë do të tentojnë fitoren përballë tifozëve të tyre, ndërsa skuadra e Antonio Contes do të synojë të përsërisë suksesin e dy javëve më parë, teksa arriti t’i thyente gjermanët në “San Siro”.


CHAMPIONS LEAGUE

Ora 18:55| Barcelona – Slavia Prague
Ora 18:55| Zenit – Leipzig
Ora 21:00| Chelsea – Ajax
Ora 21:00| Dortmund – Inter
Ora 21:00| Liverpool – Genk
Ora 21:00| Lyon – Benfica
Ora 21:00| Napoli – Salzburg
Ora 21:00| Valencia – Lille


TË NGJASHME