HomeSport

Borxhe të mëdha, klubi i famshëm europian drejt falimentimit?!

Pezullimi i futbollit si pasojë e koronavirusit, ka sjellë probleme të mëdha për disa nga klubet më të mëdha të kontinentit. Një klub mjaft i famshëm si Porto, po përballet me probleme të mëdha financiare dhe sipas raportimeve të disa prej gazetave lokale borxhi i ekipit ka arritur në 250 milionë euro.

“Edhe para krizës financiare në 2008, Porto ishte klubi më i prekshëm në Europë. Para pandemisë dhe pezullimit të kampionateve në të gjithë Evropën, borxhi i Portos arriti në 250 milion euro”, shkruan portugezja Record.

Siç thuhet, arsyeja për kaq shumë borxh është se “Dragons” mbijeton falë, kredive të mëdha bankare dhe të ardhurave të tjera mbi të cilat nuk ka kontroll, siç janë të drejtat televizive.

Më tej, disa prej arsyeve të tjera që Porto po përballet me këtë krizë janë edhe mungesa e rezultateve, ku prej disa vitesh ka humbur dominimin dhe shkëlqimin në kampionatin portugez. Ndërkohë që këtë vit, dështoi edhe në arritjen e kualifikimit në fazën në grupe të Champions League. Një zgjidhje e përkohshme që mund të ndihmojë drejtuesit e klubit për daljen nga kriza, është shitja e disa prej talenteve të ekipit.


TË NGJASHME