HomeSociale

Bosnje, shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte, plagosen disa punonjës

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi  mbrëmjen e djeshme në pjesën veriore të Bosnjës dhe Hercegovinës në një rafineri nafte, duke lënë të plagosur disa prej punonjësve që ndodheshin aty.

“Shpërthimi ndodhi rreth orës lokale 19:30, ndërsa policia dhe repartet e zjarrfikjes po punojnë për të vënë nën kontroll situatën”, tha zëdhënësja e policisë Dragana Kerkez.

“Ky ishte një shpërthim i fortë dhe mund të dëgjohej deri në Slavonski Brod”, tha Kerkez, duke iu referuar qytetit të vetëm përgjatë lumit Sava në Kroaci.

Kryebashkiaku i Slavonski Brodit, Ilija Joviçiç tha se janë dëmtuar edhe disa punëtorë, të cilët janë shtruar në spital dhe po marri ndihmën e parë mjekësore. raportoi agjencia e lajmeve Srna.

Shumica e aksioneve të rafinerisë e naftës në Slavonski Brod, është në pronësi të kompanisë ruse të naftës, Zarubezhneft.


TË NGJASHME