HomeSport

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta Lennart Johansson

Bota e futbollit, është në zi pas ndarjes nga jeta të Lennart Johansson. Pas një sëmundjeje të rëndë, ish-presidenti i FIFA, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Johansson, do të mbahet mend si krijuesi i formatit modern të Champions League. Në vitin 1990, kur u krijua ky lloj formati, ishte edhe mandati i parë i suedezit. Ai e mbajti këtë pozicion deri në vitin 2007.

I lindur në vitin 1929 në Stockholm, Johansson e nisi karrierën si drejtues në klubin e tij të zemrës AIK Solna, përpara se të zgjidhej president i Federatës suedeze të Futbollit në vitin 1984, detyrë që e ushtroi deri në vitin 1991. Pas kësaj, karriera e tij mori një ngjitje të menjëhershme, pikërisht në UEFA, institucion të cilin e shndërroi edhe në superfuqinë aktuale të futbollit. Ai u zgjodh edhe si president nderi i saj.

Falë punës dhe vendosmërisë së tij, ai arriti të zgjeronte atë që dikur quhej Kupa e Kampionëve dhe të krijonte një format krejt të ri. Champions League që njohim të gjithë, e ku marrin pjesë pothuajse të gjithë futbollistët më të mirë në botë, ndërkohë që ka bërë për vete me miliona e miliona tifozë në mbarë botën.

Në nder të Lennart Johansson u mbajt edhe një minutë heshtjeje në momentin e hapjes së Kongresit të FIFA-s në Paris. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në fillimin e çdo ndeshjeje të kualifikueseve të “Euro 2020”, “Nations League” dhe ndeshjeve të skuadrave U21.


TË NGJASHME