HomeTeknologji

“Bota e parë 6G”, ky është vendi që dërgon në hapësirë satelitin e parë (VIDEO)

Kina ka lëshuar me sukses në hapësirë satelitin e parë në botë të pajisur me teknologjinë 6G, për të testuar mënyrën sesi funksionon.

Sateliti u ngrit për në orbitë këtë të shtunë nga qendra e kontrollit satelitor Tayian. Sipas BBC sateliti është dërguar nga Kina së bashku me 12 satelitë të tjerë nga Taiyuan Satellite Launch Center në Provincën Shanxi.

Teknologjia me shpejtësi të lartë është në fazat e provës dhe do të jetë një nga elementët thelbësorë të komunikimeve të gjeneratës së ardhshme.

Sateliti gjithashtu funksionon me një teknologji e cila do të përdoret për monitorimin e katastrofave që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në tokë.

Teknologjia e re 6G mendohet se do të jetë 100 herë më e shpejtë se ajo 5G, e cila mund të arrijë të transmetojë të dhëna në një shpejtësi deri në 10 Gbps. Kina është kritikuar së tepërmi nga Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara për përdorimin e teknologjisë 5G për të kontrolluar sistemet e komunikimit të shteteve të tjera, por kjo duket se nuk e ka ndaluar të testojë brezin e ardhshëm të transmetimit të të dhënave.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar dhe pamjet e nisjes së satelit 6G, që është shoqëruar me brohorima nga stafi që ka punuar për këtë lëvizjes të radhës në teknologji.


TË NGJASHME