Aktualitet Lajme Politikë

Braçe çon për “hetim” tre gjyqtarë

Zv kryeministri Erjon Braçe ka lajmëruar sot se emrat e tre gjyqtarëve në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër janë dërguar në zyrën e Ministres së Drejtesisë, KLGJ dhe organeve të vettingut, pasi kanë vendosur në kundërshtim me vendimet e marra nga qeveria në aksionin kundër informalitetit.

“I jam drejtuar me dosje të posacme ministres së drejtësisë, KLGJ dhe OMN, KPK, për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Tiranës, ne gjykaten administrative, për një cështje që ka marrë në shqyrtim e ka vendour në kundershtim me vendimin e marre nga qeveria.

Gjykatës të Vlorës që kanë vendosur brenda një minute dhe natyrisht jashtë kopetencës së tij lëndore dhe një gjykates të Gjirokastrës që sic jeni edhe në dijeni ka liruar nga bllokimi 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU që ishin jashtë afatit të skadencës që ishin me muaj e me vite. Keto institucione të kenë në vëmendje veprimtarinë e këtyre gjyqtarëve që këto cështjë të jenë pjesë e diskutimit”, tha Brace.

Related posts

Eni feston ditëlindjen, Genci i bën dedikimin e ëmbël

emanuela

Reali triumfon ndaj Villareal, thyen rekordin negativ

igligota

Angelina Eichhorst ka një ‘urdhër’ për partitë politike

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!