HomeSociale

Braçe e nis ditën me një mesazh të fortë për COVID-19

Numri dy i qeverisë, Erion Brace, e nis ditën me një mesazh për të gjithë ata që janë në vijën e parë të betejës, por edhe cilindo që lufton nga shtëpitë.

Me anë të postimit të tij në “Facebook” ai ka numëruar me radhë gjithë ata që në këtë kohë të jashtëzakonshme po bëjnë betejën e tyre në emër të jetës.Ai tha se ndez njëqiri për mjeket, infermieret, sanitaret, farmacistet, e familjaret e tyre, për policët, ushtarakët, shitësit, punëtorët, bujqit e vullnetarët.

Mesazhi i Braçes

Nje qiri per;
Ata qe po luftojne per jeten-te semure ne spitale apo ne shtepite e tyre,

Mjeket, infermieret, sanitaret, farmacistet,
familjaret qe u sherbejne me perkushtimin e vecante ne betejen per jeten,

Policet, ushtaraket e cdokend tjeter te angazhuar me sigurine, garantimin e rregullave te izolimit e distancimit fizik,

Punetoret qe merren me pastrimin e heqjen e mbetjeve kudo,

Shitesit ne dyqane e supermarkete qe sherbejne per cdokend prej mengjesit heret,

Punetoret e bujqit prodhues qe po mbajne motorin e ekonomise ndezur e garantojne ushqimin e fresket per cdokend,

Vullnetaret qe po sherbejne per cdo familje ne nevoje e te moshuar te vetmuar,

GJYSHERIT E PRINDERIT TANE

K.S/GotaNews


TË NGJASHME