HomePolitikë

Braçe paralajmëron largime nga administrata për ata që …

Paralajmërimi për largim bëhet nga zv/kryeministri Erion Braçe, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ligjeve mbi sjelljen dhe veprimtarinë e administratës shtetërore gjatë votimeve të 30 qershorit.

Të gjithë nëpunësit që janë përfshirë në akte dhune gjatë fushatës për votimet e 30 qershorit do të largohen nga administrata.

“Janë marrë masat për nisjen e procesit disiplinor deri në largim nga administrata publike të nëpunësve që u përfshinë në akte të dhunshme gjatë fushatës zgjedhore”, tha ai.

Si drejtues i task forcës, Braçe tha se është monitoruar përdorimi i burimeve njerëzore, financiare apo logjistike të administratës gjatë procesit zgjedhor.

“Gjatë orarit zyrtar të punës është e ndalur pjesëmarrja në veprimtari politike, në fushatë zgjedhore ose parti politike. U monitorua po ashtu veprimtaria e nxënësve gjatë orarit mësimor dhe nuk rezultoi asnjë rast i përfshirjes së tyre në fushatë elektorale .Jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit përfundimtar i cili do të përfshijë gjithë periudhën zgjedhore. Mirëpresim raportimin e rasteve kur këta nëpunës të administratës civile janë përfshirë në akte gjatë procesit të administrimit zgjedhor të ndaluara nga ligji dhe pa asnjë diskutim do t’i largojmë nga shërbimi civil”, u shpreh ai.

Pavarësisht këtij qëndrimi dhe paralajmërimi të ashpër nga Braçe, nuk dihet nëse këto masa vlejnë edhe për punonjësit e bashkive të opozitës. Këta të fundit qenë protagonist kryesore të dhunës ndaj KZAZ-ve dhe dëmtimit të materialeve zgjedhore.


TË NGJASHME