HomeShowbiz

Bradley Cooper dhe Lady Gaga bëhen bashkë në një tjetër film

Lady Gaga dhe Bradley Cooper kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të spekulimeve për një romancë të mundshme mes tyre.

Që prej momentit kur filmi ‘A Star Is Born’ u publikua, fansat kanë dashur të shikojnë edhe njëherë në ekran bashkë Lady Gaga dhe Bradley Cooper. Mesa duket kjo dëshirë do të plotësohet shumë shpejt, pasi dy aktorët do të jenë pjesë e kastit të filmit ‘Guardians Of The Galaxy 3’.

Burimet kanë treguar se Bradley do të ketë rolin e Rocket Racoon, ndërsa Gaga do të luajë të dashurën e tij. Po ashtu është bërë e ditur se shumë shpejt ata do të bashkëpunojnë edhe në muzikë.

Nuk dihet ende një datë konkrete se kur dyshja hollivudiane do të shfaqen sërish bashkë në publik, por kjo pritet të bëhet e ditur në javët në vazhdim.


TË NGJASHME