HomeLajmi i Fundit

Brazil/ Shembet ura pas goditjes nga trageti

Një urë pranë një prej porteve më të ngarkuara të Brazilit, në rajonin verior brazilian të Paras, u rrëzua kur një traget goditi një nga shtyllat e urës.

Dëshmitarët thanë se dy makina ranë në lum kur një pjesë e urës, 800 metra e gjatë, u shkëput.

Nuk dihet ende se sa persona janë lënduar. Zhytësit janë duke bërë kërkime në ujë, ndërsa raportohet se pesë anëtarët e ekuipazhit të tragetit kanë shpëtuar.

“Prioriteti ynë është që t’i kërkojmë viktimat dhe të ofrojmë përkrahje të plotë për familjet e tyre”, ka thënë guvernatori i Paras, Helder Barbalho.