HomeLajme

Brazil, statuja e Jezu Krishtit mbushet me fruta dhe perime

Brazili rrezikon të përballet me një krizë urie për shkak të pandemisë. Shifrat e të papunëve përllogariten deri 38 milionë. Për këtë arsye autoritetet kanë ideuar një projeksion simbolik me fruta dhe perime mbi statujën e Jezu Krishtit në Rio de Zhaneiro, për të ndërgjegjësuar qytetarët të mos hedhin ushqimet.Efektet negative të pandemisë së koronavirusit, ashtu siç pritej, kanë filluar të ndihen në të gjithë botën.

Ditët e fundit, në Brazil është shtuar frika se izolimi do të sjellë një krizë urie në popullatë.

Ndaj, për të sensibilizuar qytetarët që të mos hedhin ushqimet, statuja e Jezu Krishtit në Rio de Zhaneiro është mbuluar me fruta dhe perime.
Projeksioni i frutave dhe perimeve mbi statujën 28 metra të lartë të Jezu Krishtit është ideuar nga autoritetet braziliane, duke shpresuar se njerëzit do të mendohen dy herë para se të shpërdorojnë ose hedhin ushqimin, përballë krizës së shkaktuar nga pandemia.

Pasiguria për produktet ushqimore është në rritje, ashtu si edhe në Amerikën Latine.

Sipas të dhënave, mbyllja e bizneseve gjatë krizës shëndetësore ka rritur shifrat e papunësisë.

Deri më tani përllogariten të papunë 38 milionë punëtorë informalë.

Nga ana tjetër, edhe grupet humanitare kanë raportuar se po përpiqen të shtojnë programet ushqimore përballë kësaj krize.


TË NGJASHME