HomeSport

Brazili shkatërron Hondurasin 7-0 në miqësore

Kombëtarja braziliane, dje zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Hondurasit, të cilën e fitoi me rezultatin e thellë 7-0.

“Selecao”, nuk e ndjeu mungesën e yllit të ekipit Neymar, ndërsa të gjithë lojtarët e repartit sulmues, gjetën rrugën e rrjetës.

Në minutën e 6-të, ishte Gabriel Jesus, ai që hapi serinë e golvae, ndërsa vetëm 7-të minuta më vonë Thiago Silva do të dyfishonte rezultatin. Në minutën e 29-të, gjërat do të komplikoheshin më shumë për Hondurasin kur Romell Quioto, do të ndëshkohej me kartonin e kuq. Në minutën e 37-të, Coutinho do të shënonte edhe golin e tretë duke mbyllur përfundimisht llogaritë që në pjesën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=q-JwcjH9kFw

Por, ndeshja nuk u mbyll me kaq pasi brazilianët, do të shënonin edhe 4 herë të tjera. Gabriel Hesus, do të shenonte golin e dytë personale, kurse David Neres, Roberto Firmino dhe Richarlison do të mbyllnin goleadën e Brazilit.


TË NGJASHME