HomeSport

Braziliani drejt Munchesterit, pritet telefonata e Guardiolës

Manchester City këtë vit është cilësuar si një makinë e pandalshme me vetëm 2 barazaime dhe 20 fitore në Premier League.

Por pavarësisht kësaj përformance, Guardiola kërkon ta përforcojë vazhdimisht skuadrën e tij.Prej disa kohësh mediat angleze flasin për një interesim të bluve të Manchesterit për brazilianin e Shaktar Donjeck, Fred.

I pyetur për këtë interesim të City-t, Fred është përgjigjur se është shumë i lumtur dhe se pret vetëm një telefonatë nga Guardiola.

Fred do të ishte zëvendësuesi ideal i Frendandinjos të Manchester City që këtë vit në disa ndeshje ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.


TË NGJASHME