HomeShowbiz

Brenda ditëlindjes së Cardi B!

Ditën e djeshme reperja shumë e njohor, Cardi B ka festuar ditëlindjen e saj.

Ajo ka mbushur 27 vjeç dhe në këtë ditë nuk ka munguar një festë gjigante e organizuar për të.

Partneri i saj Offset është kujdesur që t’i organizojë një ditëlindje të paharrueshme.

Ai ka mbledhur në një restorant miqtë dhe të afërmit e saj dhe sigurisht nuk ka munguar vajza e tyre, Kulture.

Ne ambjent ka mbizotëruar ngjyra e kuqe dhe më e veçantë ka qenë torta.

Për 27-vjetor, Offset e ka surprizuar me një tortë në formën e çantës dhe Cardi sapo e pa ia kërkoi një të tillë të vërtetë.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo ditëlindje e Cardi B ka qenë shumë normale dhe duket se nuk kemi të bëjmë me një festë të çmendur.


TË NGJASHME