HomeLifestyle

Brenda hotelit me pesë yje ‘Capella’, aty ku do takohen Trump-Kim

Është zbuluar vendi ku do të mbahet takimi historik i 12 qershorit mes presidentit amerikan Donald trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jon-un. Është një hotel me pesë yje i quajtur Capella, ndodhet në ishullin Sentosa të Singaporit, gjë që e ka konfirmuar edhe Shtëpia e Bardhë. Duke qenë se takimi është i pari i këtij lloji edhe vendi duhej të ishte special. Aty është vendi ku do takohen, do ulen e do bisedojnë ndërsa për të fjetur kanë vende të ndryshme. Trump do shkojë në hotelin Shangri-la, vendi ku kanë qëndruar edhe më parë presidentët amerikanë,  ndërsa Kim do qëndrojë ndoshta në St Reis Singapore.

Të dy hotelet ndodhen në ishull, pranë rrugës Orchard. Sentosa është një nga 63 ishujt e Singaporit. Është i madh rreth 500 hektarë dhe një vend i dashur për miliarderët të cilët bëjnë atje pushime luksoze. Ka klube golfi, lokale dhe zona private. Por ka dhe një anë të errët, pasi ishulli ka një histori,  thuhet se aty ka pasur shumë luftë dhe dhunë të tmerrshme mes piratësh dhe tregtarësh.//tiranapost.al


TË NGJASHME