HomePolitikë

“Brenda nëntorit fillon furtuna”, Rama bën paralajmërimin e fortë

rama

Kryeministri Edi Rama njofton se brenda muajit nëntorit fillon “furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”, siç i quan ai anëtarët e organizatës sipas tij, më të rrezikshme sot në vendin tonue, (kap ça të kapësh).  

Me një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama tregon se e ka nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar dhe për masat që ai ka paralajmuuëruar që më herët për gjithë anëtarët e organizatës së rrezikshme. Masa që sipas Ramës do të finalizohen shumë shpejt në letër.

Postimi i Rames 

Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava.
Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK
Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale


TË NGJASHME