HomeAktualitet

Breshani:” S’ka të dhëna për 2400 objektet e zhdukura të trazhgimisë!”

Plot 2400 objekte të trashëgimisë historike e kulturore janë
vjedhur dhe janë trafikuar. Shifra e pazakontë e objekteve
të zhdukura është deklaruar nga Silva Breshani,
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Pasurive Kulturore.
Silva Breshani sqaron se, “janë 2400 objekte të humbura. Nuk kemi një numër të shtimit
të objekteve të humbura të trafikuara, po punohet me institucionet ndërkombëtare.
Më tej Breshani ka folur për krijimin e një grupi ekspertësh dhe për vështirësitë e gjetjes
dhe zbulimit të këtyre objekteve.
“Ne kemi një listë që shumë shpejt do jetë në duart tuaja, katalogu kombëtarë i objekteve
të deklaruara të humbura”.
Deklarata e drejtoreshës së Inventarizimit të Trashëgimisë është dhënë pak kohë para se
të niste Seminari Kombëtar dyditor: “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë
kulturore”.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Pasurive Kulturore thotë se: “janë vepra arti edhe
nga galeria e arteve, edhe nga institucionet e tjera, nga muzetë dhe objekte arkeologjike
dhe etnografike. Pra bëhet fjalë jo për një risi të vledhura sot , rishtazi”.
Siç duket për shumë kohë nuk do të ketë asnjë lajm të mirë për gjetjen apo zbulimin e
mijëra objekteve të humbura.
“Janë vetëm 39 objekte të deklaruara në faqen zyrtare të interpolit, jo se 2400 të tjerat
nuk vlejnë për të qenë pjesë e interpolit, institucionet që i kanë poseduar nuk kanë patur
dokumentim të rregullt. Një nga kriteret kryesore për afishimin dhe deklarimin pranë zyrës
së interpolit është dokumentim i saktë, të paktën të jetë i identifikuar me foto. Është e
pamundur që të afishohen në faqen zyrtare, në databazën e objekteve të humbura në
interpol, objekte pa identitet”- deklaron Silva Breshani.
Lista e objekteve të humbura ka nisur të hartohet dy vjet më parë, sipas “Planit Kombëtar
të Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Paligjshëm.

Video marrë nga report tv.


TË NGJASHME