HomeLajmi i Fundit

Breshëri plumbash në Bulqizë, qëllohet me armë automjeti me shoferin brenda

Rreth një orë më parë një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Bulqizë. Në mes të ditës është dëgjuar një breshëri plumbash që ka tmerruar qytetarët dhe kalimtarët në vendngjarje.

Raportohet se bëhet fjalë për një atentat me armë zjarri, në lagjen e re të qytetit. Plumbat i janë drejtuar automjetit të shtetasit E.T, i cili po e drejtonte mjetin në atë moment, dhe bashkë me të ishte shtetasi SH.T kushëriri i tij.

Mësohet se shtetasi asnjë nuk është dëmtuar, sakaq atentatori nuk është ende i ditur.

Autoritetet policore dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë veprimet dhe kanë nisur kërkimin e atentatorit si dhe po punojnë për shkaqet e ngjarjes në mënyrë që të hapen pista kërkimi. Po ashtu ende nuk ka asnjë informacion nëse shtetasi E.T ka pasur ndonjë konflikt të pazgjidhur.

NJOFTIMI I POLICISË
Bulqizë

Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.