HomeLajme

Britania i dhuron Shqipërisë automjete për transportin e të burgosurve

Britania e Madhe ka vendosur ti dhurojë Shqipërisë makina për transportimin e të burgosurve, mjete të cilat do ti shtohen flotës ekzistuese të makinave të policisë së burgjeve që shërbejnë për transportimin e të burgosurve.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e marrjes në dorëzim falenderoi qeverinë britanike për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.

Këto automjete të dhuruara sot nga Britania e Madhe, do të rrisin sigurinë për shoqërimin e personave të dënuar, nga një institucion në tjetrin, ose në gjykata duke lehtësuar dhe rritur sigurinë në sistemin e burgjeve.
Britania e Madhe dhe Këshilli i Europës na kanë mbështetur në përgatitjen e Master planit 4 vjeçar për sistemin penitenciar, me të cilën hidhen bazat kryesore të institucionalizimit të qëndrimit tonë strategjik mbi ndërhyrjet që do të bëjmë në sistemin penitenciar”, u shpreh ministrja Gjonaj gjatë fjalës së saj.


TË NGJASHME