HomeSociale

Britania nis kërkimet për Bleona Matën

Kërkimet për Bleona Matën, vajzën e humbur tashmë prej 9 vitesh do të fillojnë edhe nga Britania. Këtë gjë e ka bërë të ditur Altin Hazizaj, drejtor i CRCA. Ndërkohë që edhe disa ekspertë amerikanë kanë bërë publik një foto se si Bleona mund të duket tani në moshën 16-vjeçare.

Ekspertët në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan pamjen e Bleonës sot, me foto nga nëna, babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj.

Statusi i plotë i Altin Hazirajt:
“CRCA Shqiperi, fale nje bashkepunimi te shkelqyer me Rrjetin Global te Femijeve te Humbur, Qendren per Femijet e Humbur ne Shqiperi dhe ALO 116, kemi mundur te prodhojme identikitin e ri per Bleona Mata-n, qe ka humbur thuajse prej 10 vjetesh.

Dje dhe sot ky imazh eshte bere publik, se bashku me kerkesen tone: Nese mendoni se e keni pare Bleonen diku telefononi falas ne 116-000.

Nderkohe qe javen e ardhshme se bashku me Policine Britanike, Qendren Britanike per Personat e Humbur dhe BBC do te shpallim kerkimin per Bleonen ne Mbreterine e Bashkuar. Ne urojme qe te kemi te dhena te reja per Bleonen.

Nderkohe ne jemi duke punuar edhe me Kompanine Globale AMAZON qe programi i tyre i mirenjohur i inteligjences artificiale te kerkoje ne ëeb cdo foto te mundshme te Bleones, bazuar tek identikiti i saj i ri!
Jemi vertete te entuziazmuar nga mbeshtetja globale qe kemi marre per kete rast!”


TË NGJASHME