HomeShowbiz

Britney Spears kërkon nga fansat që t’i shkruajnë në rrjete sociale nëse kanë nevojë për ndihmë

Lojërat në rrjetet sociale janë bërë tejet argëtuese, pasi po u ndihmojnë njerëzve të kalojnë kohën e tyre të lirë gjatë izolimit.

Në sfidën “Do Your Part” është nominuar edhe këngëtarja Britney Spears nga motra e saj e vogël, Jamie Lynn Spears, shruan Mirror.

Përmes një videoje, ajo tha: “Përderisa bota jonë po kalon kohë kaq të vështira tani, motra ime thjesht më nominoi për të ndihmuar njerëzit”.

“Pavarësisht nëse është me ushqim, ose unë do të duhej të merrem me pelenat e fëmijëve tuaj, ose çfarëdo qoftë ajo, më kontaktoni në Instagram dhe unë do t’ju ndihmoj.”

Krijuesja e hitit “Toxic” mori shumë komente duke i thënë që ajo është një “mbretëreshë bujare”, pasi ofroi mbështetjen e saj.

Spears nuk është e vetmja që ka ofruar ndihmë. Vlen të përmendet që këngëtarja Rihanna para disa dite ka dhuruar pesë milionë dollarë për të parandaluar përhapjen e pandemisë coronavirus.


TË NGJASHME