HomeShowbiz

Britney Spears rrëfen dietën sekrete për fansat

Këngëtarja “Piece of Me” tha nëpërmjet një postimi në Instagram se kishte humbur 4 kg, duke zbuluar edhe sekretet e dietës. Britney Spears tha se suksesin e arriti duke ngrënë perime dhe fruta të caktuara, për të mbajtur peshën nën kontroll.

“Kisha sy të lodhur, stres, astma dhe dhimbje koke. Por kjo tabelë më ka ndihmuar shumë me problemet  dhe peshën time”, tregon Britney.

Videoja shoqëruese shfaqi nënën e dy fëmijëve duke treguar trupin e saj në formë të shkëlqyer. Ajo rrëfen se ka ngrënë banane, luleshtrydhe dhe dardha për stresin; karrota, spinaq, mollë, hudhra, dhe limonë për astmën, e karrota dhe selino për sytë e saj.


TË NGJASHME