HomeSociale

BSH tregon si do të ndikojë pandemia në ekonominë e familjeve shqiptare

Raporti i Stabilitetit Financiar ka analizuar përmes një raporti ndikimin e deritanishëm të emergjencës shëndetësore të koronavirusit në ekonominë tonë.

Aty argumentohet se kriza e koronavirusit do të godasë ekonominë e familjeve shqiptare, duke ulur konsumin dhe duke shkaktuar vështirësi në shlyerjen e pagesave dhe kredive.

Kjo situatë do të ndikojë edhe mbi punëmarrësit dhe në tërësi mbi të ardhurat e familjeve, pasi rënia e aktivitetit të ndërmarrjeve mund të sjellë reduktim të të ardhurave apo ndërprerje të pagës. Në një efekt zinxhir dhe për aq sa nuk kompensohet nga kursimet e familjeve dhe masat shtetërore mbrojtëse, kjo edhe më tej mund të ndikojë në dobësimin e konsumit të tyre dhe në vijim, edhe në vështirësi për të përmbushur detyrimet financiare. Këto të fundit, mund të përfshijnë edhe vështirësi në shlyerjen e kredive të marra në institucionet financiare, duke sjellë rënie të cilësisë së kredisë në këto institucione dhe ndikim negativ në rezultatin financiar”, theksohet në raportin e Bankës Qendrore.

Institucioni mbikëqyrës bankar ka kërkuar nga qeveria edhe sistemi bankar për të vlerësuar dhe ndërmarrë masat e duhura që do të sjellë kjo situatë. Gjithashtu, nevojitet që përmirësohet më tej gjendja e rezervave të kapitalit dhe të likuiditeti, për t’i paraprirë çdo lloj situate.

Përballja me një situatë të tillë përmban të panjohura, të cilat kanë nevojë të kapen në mënyrë të përshtatshme nga modelet aktuale të vlerësimit të kapaciteteve të sistemit financiar dhe të sektorit bankar”, evidentohet në raport.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME