HomeSport

Bufon flet për dështimin e Interit: Më vjen keq

Skuadra franceze e PSG  fitoi mbrëmë në shifrat 1-4  kundër Crvena Zvezdës duke siguruar kështu vendin e parë në grupin c duke rritur shpresat për të vijuar më tej në Ligën e Kampionëve.

Portieri italian, Gianluigi Buffon ka folur për eliminimin e dy skuadrave italiane nga kjo garë si Napoli dhe Interi, të cilët  pavarësisht përpjekjeve nuk shkuan  më tej.

“Më vjen keq për eliminimin e Napolit dhe të Interit. Kjo është çështje krenarie. Napoli ka pasur një fazë të mrekullueshme në grupe, ndërsa zikaltërve u mjaftonte vetëm fitorja dhe do të doja shumë të rikthehesha në Itali si kundërshtar”, tha Bufon.

Ish-gardiani i Juventus dhe i Kombëtares së Italisë vijon të mbrojë portën në moshën 40-vjeçare,ndërsa synimi i tij është të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.


TË NGJASHME