HomeTeknologji

“Bugatti La Voiture Noire”, makina më e shtrenjtë në botë

Inxhinierët e Bugattit dinë të befasojnë fansat e tyre. Së pari ishte Bugatti Veyron, më pas Chiron me shkëlqim të madhë, e tashmë i ka ardhur koha modelit më të ri.

Kompania kohët e fundit ka prezantuar modelin më të ri të një lloji – Bugatti La Voiture Noire, e cila është vetura më e shtrenjtë e re e shitur ndonjëherë me një çmim prej 11 milion eurosh. Presidenti i Bugatti, Stefan Winkelmann tha se makina ishte shitur për 16.5 milion euro.

Nëse ka një makinë në botë, në të cilën gjashtë tubat e shkarkimit nuk duken të tepërt, është Bugatti. Rripi i gjerë i dritës së frenave LED e bën veturën unike të duket më e gjerë se sa është në të vërtetë. Dhe në qoftë se keni harruar se çfarë lloj makine po shikoni, në pjesën e pasme ka një mbishkrim “BUGATTI”.

Bugatti La Voiture Noire #2 | Brain Berries

Ende është një sekret se cili e pagoi shumën për këtë makinë unike, por Stefan Winkelmann tha që tani i përket një admiruesi të vërtetë të Bugatti. Mjaft e çuditshme, kompania nuk tregoi brendësinë e kabinës as gjatë premierës në Gjenevë, as në fotot dhe prezantimet në dispozicion të publikut. Mund të supozojmë vetëm se brendësia e kabinëss ekskluzive është dukshëm më luksoze sesa në modelet e mëparshme.

A do ta shohim ndonjëherë këtë veturë jashtë mureve të pavijonit të Show Motor në Gjenevë? Kush e di, por mezi pres të mësoj më shumë rreth kësaj “bishe”.


TË NGJASHME