HomePolitikë

Bujar Sheshi: Akuzat e PD ndaj meje për të denigruar KLP-në

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka nisur me akuzat e Partisë Demokratike, se një prej anëtarëve të KLPL, konkretisht Bujar Sheshi, ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

Në fjalën e tij Bujar Sheshi mohoi në mënyrë kategorike akuzuat që vijnë nga kampi blu. Por ai thekson se me këto akuza synohet denigrimi i KLP si institucion, pasi janë edhe në një moment kritik si krijimi i SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

“E ndjej për detyrë të sqaroj kolegët e mi. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se unë Bujar Sheshi nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Deklaroi se kjo situatë është sajesë e ulët për të denigruar dinjitetin ti. Arrij në përfundim se objektivi i këtij sulmi është më i gjerë se kaq. Synohet të goditet reforma dhe procesi i vettingut. Në rastin konkret nuk synohet vetëm goditja ime për personin tim si hakmarrje. Por kemi ardhur para krijimit të SPAK dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërkohë që kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se ishte njohur me dokumentet si dhe me qëndrimin e kolegët të tyre, e institucioni që ai drejton do të shprehet në ditën në vijim për këtë çështje./tch


TË NGJASHME