HomePolitikë

Bujar Sheshi ngre padi për falsifikim ndaj AIDSSH

PD akuzoi gjatë javës që lamë pas se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit informativ gjatë diktaturës. Akuza këto që faktohen edhe nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, e cila e cilëson Prokurorin Sheshi si bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit.

Por Prokurori Bujara Sheshi prej ditës së parë i ka mohuar akuzat dhe tashmë pasi është njohur edhe me vendimin e AIDSSH, ka vendosur që ta padisë për “Falsifikimit të dokumentave” të kryer nga personi që ka për detyre lëshimin e tyre si dhe veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.

Me vendimin nr.12 datë 22.01.2019, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit(AIDSSH) ka vendosur:
1. Të informojë Prokurorin e Përgjithshme, për informacionin që kërkohet me shkresën me nr.2373 datë 26.10.2018, në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të z. Bujar Sheshi, anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë:
a) Z. Bujar Sheshi në kuptim të nenit 3 pika 4 dhe nenit 29 pika 2 gërma c) të ligjit 45 të vitit 2015 . “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron në dokumentat e Sigurimit të shtetit si bashkëpunëtor, seksioni V, drejtimi Inteligjencë-Rini, por nga verifikimet e deri tanishme, nuk disponojmë dokumenta që të vërtetojnë aktivitetin e tij;
b) Z. Bujar Sheshi në kuptim të nenit 29 pika 2 gërma c) të ligjit 45 të vitit 2015 . “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron të ketë materiale në emër të tij, si anëtar, në dokumentat e sigurimit të shtetit, me detyrë hetues, në sektorin e Hetuesisë në Degën e Punëve të Brëndëshme të Fierit, që nga viti 1979.

Sipas Sheshit të dyja konkluzionet e parashtruara në pjesën e dispozitivit të këtij vendimi janë të rreme, në kundërshtimi të hapur me faktet e parashtruara edhe në vetë pjesën përshkruese të vendimit, në kundërshtim të hapur me ligjin 45/2015 si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

“Marrja e këtij vendimi kaq haptazi të padrejtë cënon rëndë integritetin tim moral dhe profesional dhe gjithashtu dëmton rëndë interesat e Shoqërisë Shqiptare, sepse vjen si një presion apo shantazh i hapur mbi punën e anëtarëve të një nga Institucioneve më të Rëndësishme të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në këtë moment historik, i cili përkon me zgjedhjen e prokurorëve të Prokurisë së Posaçme apo me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”, shkruan Sheshi në padinë e tij.


TË NGJASHME