HomeSociale

Bukureshti investon 1,2 mld euro në forcat detare, ja pse

Kompania franceze “Naval Group” fitoi sot tenderin në Rumani për një shumë prej 1,2 miliardë eurosh që përkon me ndërtimin e katër luftanijeve të vogla të tipit korvet “Gowind”, që konsiderohet si një sukses në eksport për industrinë franceze.

Për vendin bregdetar me dalje në Detin e Zi dhe anëtar të NATO-s, bëhet fjalë për programin e parë të një madhësie të tillë prej 30 vitesh që prek forcat detare, sipas ministrit rumun të Mbrojtjes, Gabriel Les.

Homologia e tij franceze, Florence Parly nga ana e saj përshëndeti në një komunikatë një vendim që hyn plotësisht në përpjekjet për të ndërtuar një Europë të Mbrojtjes të fortë dhe ambicioze.


TË NGJASHME