HomeSport

Bukuroshja shqiptare ndiqet nga mesfushori i Juventus-it, reagimi i saj ndaj tij…

Bëhet fjalë për ish moderatoren bukuorshe të IN TV, e cila këto kohë është shkëputur nga televizioni, por jo edhe nga Instagrami.

Einxhel Shkira ditën e djeshme ka postuar ne “Instastory-n”  e saj disa foto që tërhoqën vëmendjen e publikut. Me një screenshot të telefonit të saj ajo tregonte Emre Can duke ndjekur profilin e saj në Instagram.

 

Por Einxhel nuk e ka lënë me kaq. Reagimi I saj ka qënë duke postuar më pas disa foto që i ka montuar, ku shfaqet ajo së bashku me Emre Can.

 

 

Fotot që kanë rënë më shumë në sy dhe që la ndjekësit me gojëhapur janë ato në të cilat shfaqet moderatorja me fustan nuseje bashkë me idhullin e saj, ku mbishkruan: “Kujtimet e dasmës!”.

Në një tjetër foto shkruan: “Ndjesë që nuk ju ftova dot të dashur miq, por ai donte diçka shumë diskrete, vetëm për ne të dy. Dita jonë e dasmës!”.


TË NGJASHME