HomePolitikë

“Bulevardi ‘Ismail Qemali’ po del në dritë”- Rama publikon fotot dhe një mesazh për…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi të asaj që ai e konsideron si “dalje në dritë nga zymtësia” të bulevardit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

68751535_10156912215566523_9028717685139046400_n

Kreu i qeverisë shkruan se me këtë investim, do të rritet më tej fuqia tërheqëse e qytetit turistik.

“Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm.

Gur- gur bëhet mur e mur-mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënëSë shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma…”, shkruan Rama.

68793071_10156912216231523_6567104406897033216_n
68974250_10156912216216523_5234747187367247872_n
68633256_10156912216136523_2743193640565211136_n
68495031_10156912216126523_2438977142734716928_n
68668519_10156912216041523_8511148016864854016_n
67947377_10156912215896523_7169978516581122048_n
68600291_10156912215886523_8438001030142099456_n
67916817_10156912215776523_2115831989591343104_n

TË NGJASHME