HomeRajon

Bullgaria kërkesën zyrtare: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Në rrugën drejt Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë penguar vazhdimisht nga vetoja e Bullgarisë. As me ndryshimin e qeverisë para një jave shteti bullgar nuk ndryhsoi qëndrim për Maqedoninë e Veriut, çka prek njëherësh edhe Shqipërinë për shkak se dy vendet janë në bllok në përpjekjet për hapjen e negociatave.

Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit europian e vetme.

“Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në reagimin e qeverisë bullgare.

Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi.

Sakaq kujtojmë që ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e veriut është kundërshtuar nga shtetet anëtare të BE-së./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME