HomeShowbiz

Bullizoi vogëlushen në ekran, moderatorja shqiptare kërkon falje publike (VIDEO)

Koreografi Albi Nako është vënë sërish në fokus të rrjeteve sociale për bullizmin e ushtruar ndaj një vajze të vogël, konkurrente në “T’ka mami yll”, për shkak të peshës së saj. Vajza ironizohet për peshën duke u pyetur nga Albi nëse i pëlqen më shumë të kërcejë apo të hajë, ndërsa Erjona Rusi e vendos mes zgjedhjes: A do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer?!

Në pjesë të ndryshme të bashkëbisedimit, juria vendos në siklet vajzën, ndërsa emisioni transmetohet pa asnjë problem në një televizion publik kombëtar!

Videoja e Lianës te emisioni “T’ka mami yll” bëri xhiron e rrjetit ndërsa koreografi Albi Nako dhe gazetarja Erjona Rusi u súlmúan pafund në rrjetet sociale për fjalët e tyre kundrejt Lianës.

Erjona Rusi, para disa momentesh ka reaguar duke kërkuar falje publike.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë.
Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrësesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë. Nëse nuk e keni përjetuar vetë, hapni fjalorin e shiheni mirë përkufizimin e bullizmit.
E dyta nëse do kishit parë gjithë bisedën e zhvilluar me atë fëmijë që kur vjen do kuptonit që ajo fjali vjen pasi folëm për “sufllaqen” që Lijana kërkoi. Dhe unë nuk jam as idiote e as monstër që ti them një fëmije rri pa ngrënë gjithë ditën vetëm që të kërcesh. Por a do hiqte dorë nga sufllaqja, pra ushqimi që ishte përmendur. Por ne kemi xhiruar mbi 5 orë e jo çdo gjë del në transmetim.
Ndaj po, kam gabuar në mënyrën e të shprehurit, por nuk do ti kërkoja askujt falje përveçse Lijanës e prindërve të saj. Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet.
Kështuqë si konkluzion: Duke u bazuar tek një fjali ju mund të bëni një fushatë të tërë denigruese dhe të mallkoni sa të mundeni pa marrë parasysh asgjë tjetër.
Gjithësesi unë sa herë ta shoh “karamelen”, do vazhdoj ta përqafoj e do ti them të heqë dorë nga sufllaqet e picat se i bëjnë dëm.
Për mua Lijana është një fëmijë special dhe e kam dashur që në sekondat e para të atij programi (për kë e ka ndjekur që në fillim) ndërsa ju po e ripostoni atë video duke e viktimizuar pafund Lijanën.
Kush po bën bullizëm në fakt????”,- ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me foton kryesore.


TË NGJASHME