HomeLajme

Bulqizë/ Banorët në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve

Banorët e tre fshatrave në Fushë-Bulqizë kanë zhvilluar një protestë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e 3 HEC-eve që do të ndërtohen në këtë zonë.

Banorët akuzojnë administratorin e Fushë Bulqizës, Agron Boja, se po favorizon firmën ndërtuese dhe shprehen të vendosur ta mbrojnë ujin dhe të mos e lejojnë firmën të ndërtojë.

Leja për ndërtimin e HEC-eve ende nuk e ka marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Bulqizës.
Ndërkohë kujtojmë që pak muaj më parë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në Fushë Bulqizë dhe anuloi koncesionin për shfrytëzimin e masivit pyjor “Shesh Bulqizë”, ku banorët për 4 vite kishin bllokuar zbatimin e kontratës, pasi e kundërshtonin një koncesion të tillë.


TË NGJASHME