HomeLajmi i Fundit

Bulqizë, dhëndrri i pret veshët kunatit. Në darkë vritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Dhëndrri i ka prerë veshët me thikë kunatit gjatë paradites.

Ndërsa në darkë, kur ka shkuar në banesën e gruas së tij për ta marrë bashkë me fëmijët me forcë, pasi ishin të ndarë prej rreth dy muajsh, aty ka hasurrezistencë nga familjarët e gruas ku dhe janë përleshur.

Gjatë përleshjes ka humbur jetën Adriatik Jella, 42 vjeç, personi i cili i preu veshët vëllait të gruas.