HomeSociale

Bulqizë/ Mister shkaku i helmimit masiv, flet drejtori i Spitalit

Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i helmimit masiv të banorëve të Bulqizës. Drejtori i Spitalit të qytetit verilindor, Hazis Jella, tha se 78 persona kanë përfunduar në spital.

Ai deklaroi se nuk mund të fliste për shkakun e helmimit pasi priteshin analizat që do të konfirmojnë përfundimisht shkakun. Drejtori i Spitalit shtoi se shumica e pacientëve vijnë nga qyteti i vjetër i Bulqizës.

Duke folur për News 24, Jella tha se shkalla e helmimit është e lehtë deri në mesatare.

Helmimet e banorëve filluan mbrëmjen e së premtes.


TË NGJASHME