HomeSociale

Bulqizë, produktet vazhdojnë të tregtohen në rrugë

Në Bulqizë fermerët e shitësit i tregojnë produktet e tyre pranë rrugës, dhe larg çdo standarti ushqimor.

Kush blen në këtë treg duhet të përkulet për të zgjedhur frutat dhe perimet, ndërsa edhe ku ka tezga llamarine, tregtimi bëhet pranë koshave të mbeturinave.

Konsumatorët e varfër të Bulqizës janë të detyruar të blejnë në këtë treg për shkak të çmimeve të ulta.

Mundimet e tregtarëve dhe blerësve do të vazhdojnë në një rreth vicioz të pasigurisë ushqimore, të cilin mund ta ndërpesë vetëm bashkia.


TË NGJASHME