HomeSport

Bùrg dhe gjòbë 75.000 euro/ Merret vendimi për Karim Benzema

Gjykáta e Versajës e ka shpallur fajtor Karim Benzema për skandalin séksual me ish-shokun e skuadrës Mathou Valbuena në vitin 2015 dhe e ka dënuar atë me një vit bùrg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë.

Benzema është shpallur fajtor si bashkëpunëtor në këtë aferë, e cila i kushtoi shumë Benzema duke u përjashtuar edhe nga kombëtarja franceze për gjashtë vite.

Në tre ditët e fundit të gjyqit Benzema nuk ishte i pranishëm, teksa avokati i tij e arsyetoi mungesën e francezit për arsye profesionale.

Vetëm në fillim të këtij viti Benzema u kthye pranë “3 gjelave”, ndërsa aktualisht është golashënuesi më i mirë dhe pretendent për “Topin e Artë” që jepet në muajin dhjetor.


TË NGJASHME