HomeBotë

Burg shqiptarit që do bënte sulm terrorist në Australi, familja lot në sallën e gjyqit

Një australian me origjinë shqiptare është dënuar me 17 vjet burg të martën, për planifikimin e një sulmi terrorist në Australi. 25-vjeçari Agim Kruezi u arrestua në Logan në shtator 2014 dhe u deklarua fajtor pasi po përgatiste një sulm terrorist dhe për të bërë akte përgatitore për inkursion në një shtet të huaj. Prokurori i çështjes i tha gjykatës se Kruezi po planifikonte “të vriste njerëz të rastësishëm, të pafajshëm në një vend publik dhe përfundimisht të vdiste si martir në atë sulm”. Kur u arrestuan zyrtarët e policisë zbuluan një armë gjysmë automatike, dy maska, dy hanxharë, një fotokopje të një libri të quajtur Xhihad dhe një flamur të Shtetit Islamik në dhomën e tij të gjumit.

Në ditët para arrestimit të tij, Kruezi bleu një kavanoz me 10 litra benzinë dhe shkoi të blinte shishe qelqi me qëllim të krijimit të bombës Molotov. Ai gjithashtu bleu një hark dhe shigjetë, sepse ai ishte i zemëruar për pasaportën e tij të anuluar nga autoritetet australiane, kur ai planifikoi të udhëtonte dhe të luftonte në Siri. Laptopi i Kruezës përmbante dy video ku jepeshin udhëzimet për të ekzekutuar njerëzit me prerje koke. Gjyqtarja që dha vendimin tha se nuk shihte ndryshim qëndrimi te 25-vjeçari. “Gjithçka ishte e planifikuar deri në pikën që të grumbullonit armë”, tha ajo. “Nuk ka dyshime… se keni pasur për qëllim kryerjen e komplotit terrorist, megjithëse detajet e sakta ende duhet të qartësohen”. Ajo shtoi se “nuk ka dëshmi që keni ndryshuar pikëpamjet tuaja (ekstremiste)”. Familja e Kruezi u ul pas tij në gjykatë dhe qau ndërkohë që vendimi u lexua. Kur ai u çua me pranga në duar, ata bërtitën: “Ne do vijmë të shohim së shpejti, të duam”. Kruezi mund të ketë të drejtën e lirimit me kusht për 13 vjet, por Qeveria ka mundësi të kërkojë që ai të mbahet në burg deri në përfundimin e dënimit/intv.al


TË NGJASHME