HomeSociale

Burri gjen brenda murit kukullën e frikshme me një letër në dorë: Kam vrárë pronarët e tjerë

Një mësues i shkollës fillore ka treguar se si miqtë i kërkuan që të largohej nga shtëpia e tij, pasi ai bëri një zbulim të tmerrshëm brenda mureve të banesës.

Pasi mori çelësat e shtëpisë së tij të re në Liverpool, mësuesi Jonathan Lewis filloi menjëherë punën në shtëpi. Megjithatë, kur ai po kontrollonte për lagështi në muret poshtë shkallëve, Jonathan bëri një zbulim rrëqethës: një ‘mysafir’ të fshehur poshtë shkallëve. 

Ai tha: “Sapo bleva shtëpinë dhe i mora çelësat të premten. E dija se kishte një zbrazëti poshtë shkallëve dhe godita një pjesë të gipsit për të parë se çfarë kishte aty.

Aty zbulova një kukull që rrinte ulur dhe dukej sikur të jepte një shikim vrástar. Ishte prej lecke, me flokë bjonde dhe sy të lyer blu.

Kukulla mbante pranë vetes edhe një shënim të shkruar me dorë, teksa në letër ishte një paralajmërim rrëqethës për pronarin e ri të shtëpisë.

Në shënim lexonte:

“I dashur lexues/pronar i ri i shtëpisë, Faleminderit që më lirove! Emri im është Emily. Pronarët e mi origjinalë jetonin në këtë shtëpi në vitin 1961. Nuk më pëlqenin, kështu që ata duhej të largoheshin. Gjithçka që bënin ishte të këndonin dhe të gëzoheshin. Ishte e mërzitshme. Unë zgjodha t’i vrás me thíkë, si një zjgedhje perfekte për t’ua marrë jetën. Shpresoj që dhe ju të keni thíka dhe të bëni një gjumë të qetë.”

32-vjeçari u tregoi miqve për zbulimin unik, të cilët i kërkuan menjëherë ta linte shtëpinë dhe ta nxirrte në shitje. Megjithatë, Jonathan nuk po nxiton për ta rikthyer pronën dhe duket mjat i qetë.

/ Burimi: LadBible | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME