HomePolitikë

Burri i deputetes socialiste prokuror, reagon PD

Pasi u emërua prokuror burri i deputetes Ermonela Felaj, ka reaguar ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. Alibeaj është shprehur se Bledar Alikaj është emëruar si prokuror edhe pse nuk është magjistrat.

Sipas tij kushtetuta detyron të emërohen prokurorë vetëm ata që e kanë kaluar vettingun, ndërsa ai nuk e ka kaluar.

Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk e ka përfunduar këtë shkollë.

Nëse vettingu u bë për të emëruar pa vetting dhe në mënyrë jo kushtetuese burrin e Ermonela Felajt atëherë ajo ia ka arritur qëllimit. Që sot Edi Rama ka në drejtësi një ushtar tjetër, burrin e deputetes së tij”
, tha Alibeaj.


TË NGJASHME